
Mediat greke njoftojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patisia, ku një shtetase shqiptare është plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se, 44-vjeçarja shqiptare është sulmuar nga partneri i saj me origjinë rumune me thikë. Ajo është plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.
Shkak është bërë një debat i fortë në familje, ndërsa policia ka mundur të arrestojë autorin e kësaj plagosjeje dhe ka nisur hetimet përkatëse. (A2 Televizion)