Shefi i “Ryanair” goditet nga aktivistet, e kalon me batutë: Tortat me krem janë të preferuarat e mia

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 09:49 | Bota
Shefi i “Ryanair” goditet nga aktivistet, e kalon me batutë:

Shefi i kompanisë ajrore Ryanair, Michael O’Leary, është goditur me tortë nga dy aktiviste. Sulmi ka ndodhur ​​jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.

Në videot që janë publikuar, dëgjohet një nga aktivitet teksa i thotë Mirë se erdhe në Belgjikë dhe  “ndaloni ndotjen e avionëve tuaj”. Më pas i hedhin tortën në fytyrë. 

Sipas Sky News, aktivitetet u larguan pas incidentit, ndërsa Michael O’Leary u përpoq ta kalonte me shaka, duke u thënë gazetarëve: “I dua tortat me krem, ato janë të preferuarat e mia”.

Incidenti ndodhi ndërsa O’Leary përgatitej të mbante një konferencë shtypi dhe t’i dorëzonte një rezolutë Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos