Dakut i mjaftojnë pak sekonda në fushë, dyfishon Shqipëria, Polonia “K.O.”

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 21:33 | Futboll
Dakut i mjaftojnë pak sekonda në fushë, dyfishon Shqipëria,

Mirlind Daku shënon golin e dytë për Shqipërinë pak sekonda pasi u fut në fushë.

Ylber Ramadani ishte ai që dha asistin për sulmuesin kuqezi, i cili e konkretizoi në gol.

Daku gjen kështu golin e parë me kuqezinjtë në ndeshjen e tij të dytë.

Kujtojmë se, Jasir Asani shënoi i pari për Shqipërinë me një supergol nga distanca, duke lënë të shtangur portierin polak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos