Përballja me Poloninë, tifozët kuqezi mbushin rrugët e Tiranës, kontrolle të rrepta nga policia

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 18:22 | Futboll
Përballja me Poloninë, tifozët kuqezi mbushin rrugët e

Tifozët kuqezi kanë mbushur rrugët e Tiranës, në mbështetje të Kombëtares e cila luan sot me Poloninë.

Të pranishmit në shesh janë pajisur me simbole kombëtare dhe dëgjohen teksa këndojnë këngë patriotike.

Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Shqipërinë që synon të kualifikohet në “Euro 2024”, ku në sfidën e parë Polonia fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Kombëtares tonë.

Edhe në stadiumin “Air Albania” situata duket gati për të pritur sfidën e mbrëmjes së sotme, ku duket se ka edhe një numër të vogël të të pranishmëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos