Formacioni i mundshëm i Kombëtares ndaj Polonisë, një dilemë e vetme për Sylvinho-n

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 11:00 | Futboll
Formacioni i mundshëm i Kombëtares ndaj Polonisë, një

Shqipëria pritet të luajë kundër Polonisë, me të njëjtin formacion që barazoi tre ditë më parë në Republikën Çeke. Trajneri Sylvinho nuk pritet të bëjë ndryshime, megjithatë ka vetëm një dilemë, që lidhet me repartin ofensiv.

Rreshtimi do të jetë përsëri 4-2-3-1, me Berishën në portë dhe mbrojtjen e përbërë nga Ismajli e Gjimshiti në qendër dhe Hysaj e Mitaj nga krahët.

Ramadani dhe Asllani kanë rolin e shkatërruesve përpara mbrojtjes, por edhe detyrën e organizimit të lojës së ekipit. Bajrami do të jetë truri i manovrave sulmuese, Asani ka konsoliduar pozitat nga e djathta, teksa në të majtë Seferi është në balotazh me Myrto Uzunin.

Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e repartit ofensiv, ku përveç detyrës për të sulmuar portën kundërshtare, duhet të luftojë për të ndihmuar ekipin të dalë përpara. Me këtë skuadër, Shqipëria dhe Sylvinho synojnë të mposhtin Poloninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos