Ukraina shfaq pakënaqësi, SHBA dhe Britania përshëndesin deklaratën e G20 në Indi

Nga A2 CNN
10 Shtator 2023, 08:57 | Bota
Ukraina shfaq pakënaqësi, SHBA dhe Britania përshëndesin

Liderët botërorë po takohen në Delhi për ditën e dytë dhe të fundit të samitit të G20-ës.

Samiti shënohet nga mungesa e Vladimir Putin të Rusisë dhe Xi Jinping të Kinës, ndërsa është larguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden. Dita e parë dhuroi momente mjaft pozitive, duke përfshirë anëtarësimin e përhershëm të Bashkimit Afrikan në G20.

India njoftoi gjithashtu se u arrit një konsensus për një deklaratë të përbashkët që do të miratohej në fund të samitit. Kjo arritje e madhe u përshëndet nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shumë vende të tjera.

Ukraina ka thënë se është e zhgënjyer nga deklarata, e cila nuk e përmend Rusinë dhe as nuk e kritikon drejtpërdrejt për luftën. Kryeministri indian Narendra Modi ia dorëzoi presidencën e G20-ës, presidentit te brazilit, Lula da Silva. Ky i fundit garantoi se nuk do të arrestohet presidenti rus Vladimir Putin, nëse do të marrë pjesë në samitin e radhës në Brazil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos