
Kombëtarja e Shqipërisë triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen përballë Polonisë mbrëmjen e së dielës në “Air Albania”, duke siguruar kështu vendin e parë momentalisht në grupin E të kualifikueseve, duke na dhënë një shtysë më shumë në rrugëtimin tonë drejt EURO 2024.
Mijëra tifozë kuqezi mbushën shkallët e stadiumit për të mbështetur kombëtaren, teksa nuk munguan as tifozët speciale, njëra prej të cilave ishte edhe vetë vajza e trajnerit të kombëtares, Sylvinho, e cila që prej ardhjes së të atit në krye të pankinës kuqezi, nuk ka reshtur së mbështeturi kuqezinjtë.
Edhe mbrëmjen e djeshme, Taty Mendes, ndau një foto nga stadiumi teksa shfaqet me kurriz dhe si mbishkrim për foton ka zgjedhur dy zemra kuqezi. Gjithashtu përmes një postimi në InstaStory, Taty ka hedhur dhe një video ku shfaqet Sylvinho, i cili takon të futbollistët e Kombëtares. (A2 Televizion)