Zbulohet emri i çuditshëm që Rihanna i ka vendosur djalit të saj të dytë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 09:46 | Showbiz
Zbulohet emri i çuditshëm që Rihanna i ka vendosur djalit

Rihanna  dhe A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë në muajin gusht. Krijuesi i hitit të Diamonds, 35 vjeç dhe reperi, 34 vjeç kanë vendosur që t’i vënë një emër aspak të zakontë djalit të tyre.

Referuar DailyMail, çifti i ka vendosur emrin djalit, Riot Rose Mayers.

Riot ka lindur më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Anxhelos, në orën 07:41 të mëngjesit. Emri mund të jetë prej këngës së fundit të A$AP “Riot” nga fillimi i këtij viti.

Çifti zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre duke zgjedhur një tjetër emër që nis me “R”, pasi djali i tyre i parë quhet RZA Athelston Mayers. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos