Mblidhen presidentët e rajonit, samiti i Brdo Brijunit zhvillohet në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 14:56 | Ballkani
Mblidhen presidentët e rajonit, samiti i Brdo Brijunit zhvillohet në

Në Maqedoni të Veriut po mbahet samiti i Brdo Brijunit, në të cilin po marrin pjesë presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe ata të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Temat qendrore të këtij takimi janë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE, luftimi dhe zvogëlimi i pasojave nga ndryshimet klimatike në rajon, si dhe krijimi i kushteve për qëndrimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria përfaqësohet nga presidenti Bajram Begaj, i cili pritet që të mbajë dhe një fjalim në event. Takimi i Brdo Brijunit është një samit vjetor, në të cilin mblidhen krerët e shteteve të rajonit për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit dhe procesin e anëtarësimit në BE.

Kjo nismë është bashkëthemeluar nga presidenca e Sllovenisë dhe Kroacisë në vitin 2010. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos