Portugalia, makineri golash pa Ronaldon, trajneri kundërshtar braktis ekipin pasi pëson 9 gola

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 20:52 | Futboll
Portugalia, makineri golash pa Ronaldon, trajneri kundërshtar braktis

Pa Ronaldon në fushën e lojës, sulmi i Portugalisë është shndërruar në një makineri golash në ndeshjen e gjashtë në grup ndaj Luksemburgut teksa i ka mposhtur 9-0.

Luzitanët realizuan 4 gola në pjesën e parë, dy nga Inacio dhe dy nga Ramos, por ofensiva e portugezëve nuk u ndal as në 45 minutat e dyta, aty ku shënuan edhe 5 herë të tjera. Sulmuesi i Liverpool, Diego Jota realizoi dy herë, ndërsa shënuan edhe Horta, Ferndandes dhe Felix.

Edhe pse Luksemburgu ishte një skuadër që kishte grumbulluar 10 pikë në 5 ndeshjet e para në këto eliminatore, Portugalia i shkatërroi totalisht. Ende pa u mbyllur ndeshje, trajneri kundërshtar u largua në dhomat e zhveshjes duke braktisur ekipin e tij.

Kjo ishte fitorja e 6 në po kaq ndeshje për Portugalinë, e cila është tashmë e kualifikuar në Europian edhe pse matematikisht ende nuk e ka siguruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos