Vrau “ortakun” pas sherrit për kanabisin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
11 Shtator 2023, 14:49 | Kronikë
Vrau “ortakun” pas sherrit për kanabisin, arrestohet

Policia e Shkodrës njofton se ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një shtetasi, për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre, si bashkëpunëtorë në kultivimin e lëndëve narkotike.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth një vit më parë, më saktësisht në datë 27 shtator 2022, në fshatin Kurthpulë në Pukë, ndërsa 37-vjeçari ishte lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” për disa vepra penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos