I dha hashash të miturit dhe krenohej në rrjetet sociale, arrestohet 31 vjeçari në Lezhë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 20:43 | Kronikë
I dha hashash të miturit dhe krenohej në rrjetet sociale, arrestohet

Një 31 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi kishte postuar në rrjetet sociale një video ku shfaqej teksa i ofronte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa një të mituri.

Menjëherë, efektivët e policisë u vunë në lëvizje dhe pasi e identifikuan arritën të arrestojnë 31 vjeçarin G. A.( K.), banues në Patok.

“Strukturat hetimore të DVP Lezhë, menjëherë pas publikimit të një videoje, në rrjetin social Tik Tok, në të cilën shfaqej një shtetas duke i dhënë për të pirë një të mituri, cigare me lëndë të dyshuar narkotike, kanë nisur verifikimet për identifikimin e shtetasit që shfaqej në video”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj 31-vjeçarit, nisi procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos