
Matteo Messina Denaro i ka dhënë mbiemrin vajzës së tij, Lorenza Alagna, e lindur në vitin 1996. Vajza rebele kishte mbajtur mbiemrin e nënës së saj, me të cilën shefi i Cosa Nostra-s kishte një marrëdhënie të kundërshtuar nga familja e saj. Në realitet, që në fëmijëri, 27-vjeçarja jetonte me familjen e bosit të mafias, por në moshën 18-vjeçare vendosi të prishte lidhjet dhe të thyente zinxhirët me të atin, i cili nuk e kishte mirëpritur rebelimin. “Kurrë, nuk do të doja ta merrja ndonjëherë”, tha 27-vjeçarja që nuk donte të shihte as të atin. Por siç duket tani gjërat kanë ndryshuar dhe të dy janë pajtuar.
Ndërlidhësi midis Messina Denaro dhe Lorenza Alagna (e cila ishte zemëruar sepse bosi i Cosa Nostra donte të vriste gjyshen e saj) ishte kushërira e saj Lorenza Guttadauro, si dhe avokati i bosit të mafias. Kur Lorenza kishte shprehur dëshirën për t’u pajtuar me të atin, ai nuk ishte dakord dhe i mohoi vizitat e saj. Derisa Guttadauro ndërhyri dhe veproi si ndërmjetëse dhe në prill, 27-vjeçarja mundi të kalonte dyert e burgut dhe të takonte të atin, të cilit i prezantoi edhe nipin. Vajza dhe babai kanë nisur të njihen me njëri-tjetrin, të sqarojnë keqkuptimet dhe lidhja duket se është forcuar. Tani Lorenza mund të mbajë mbiemrin Messina Denaro.
Kujtojmë që gjendja shëndetësore e bosit mafioz është përkeqësuar dhe ai ndodhet në terapi intensive, pasi vuan nga kanceri i zorrës së trashë. (A2 Televizion)