Të darkosh me legjendën e Chelsea kushton… mbi 500 euro

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 08:14 | Futboll
Të darkosh me legjendën e Chelsea kushton… mbi 500 euro

John Terry ka luajtur me Chelsea më shumë se 700 ndeshje, duke fituar pesë tituj kampion në Angli dhe një Champions League mes shumë trofeve të tjera. Megjithatë, tashmë ish-futbollisti anglez, i cili punon në Akademinë e skuadrës blu, ka gjetur në moshën 42-vjeçare se si të bëjë para pa u lodhur fare.

“Knock Out Memorabilia and Events” ka nisur një turne individual me John Terry si protagonist që do t’i lejojë fansat dhe ndjekësit të marrin në shtëpi një suvenir nga ish-futbollisti anglez.

“Do të jetë hera e parë që John Terry merr pjesë në një ngjarje të këtij lloji, kështu që ne do ta çojmë atë në katër vende të pabesueshme në mbarë vendin. Do të jetë në Basingstoke, Birmingham, Bournemouth dhe Londër. Jemi të sigurt që biletat për të katër eventet do të shiten në një kohë shumë të shkurtër”, njofton kompania organizatore.

“Mbrëmja me John Terry” do të ketë çmime që variojnë nga 25 deri në 5000 paund. Gazeta britanike “The Telegraph” raporton se “çmimi i pranimit të përgjithshëm për eventin e John Terry në Birmingham është 25 paund, por tifozët që duan të sigurojnë një autograf duhet të paguajnë 100 paund për një autograf, përveç çmimit të biletës, ose 500 paund për “paketën e sponsorizimit”. Por, çfarë përfshin kjo paketë? Epo, një darkë private me dy pjata për 10 persona, një autograf dhe një fotografi, të gjitha për 5000£. Opsioni më i shtrenjtë për eventin, biletat e të cilit për Bournemouth dhe Londër janë shitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos