“Eksperiencë me rusët ka ai”, Berisha ironizon me rolin e ri të Bashës

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 13:02 | Politikë
“Eksperiencë me rusët ka ai”, Berisha ironizon me rolin e

Sali Berisha komentoi caktimin e Lulzim Bashës raporter për konfiskimin e aseteve ruse, nga Këshilli i Europës.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, i pyet për këtë çështje Berisha u përgjigj: “Eksperiencë me rusët ka ai, kaq mund të them…”.

Në lidhje me mbledhjen, Berisha u shpreh kështu para gazetarëve: “U diskutua agjenda e nesërme e Parlamentit, qëndrimet që do të mbajnë deputetët, u diskutua gjerësisht mbi drejtimin disfunksional, në kundërshtim me ligjin, nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar; braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto, grupi parlamentar i opozitës do të japë përgjigjet e merituara”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos