Ekzaltim në Phenian, Putin pranon ftesën e Kim për të vizituar Korenë e Veriut

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 11:09 | Bota
Ekzaltim në Phenian, Putin pranon ftesën e Kim për të

Kim Jong Un ndodhet aktualisht në Rusi, gjë që ka ngritur shqetësimin se Moska mund të marrë më shumë armë. Tani media e Koresë së Veriut raporton se Vladimir Putin do ta vizitojë “në një kohë të përshtatshme”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar ftesën e liderit koreano-verior Kim Jong Un për të vizituar Phenianin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në shtetin komunist.

Lajmi ka ardhur ndërkohë që Kim ndodhet në Rusi, ku është zotuar të mbështesë “luftën e shenjtë” të Kremlinit kundër Ukrainës, madje duke ngritur në Perëndim shqetësimet se dy kombet mund të forcojnë aftësitë e tyre ushtarake.

Në fund të takimit, Kim Jong Un e ftoi me mirësjellje Putinin të vizitojë DPRK-në në një kohë të përshtatshme. Putini e pranoi ftesën me kënaqësi dhe ripohoi vullnetin e tij për të vazhduar historinë e traditës së miqësisë Rusi-DPRK”, raporton KCNA.

Lajmi për një vizitë të Putin ende nuk është konfirmuar nga Moska, por KCNA raporton se presidenti rus do ta vizitojë Korenë në një kohë të përshtatshme.

Sakaq, të dy udhëheqësit theksuan miqësinë e tyre të mërkurën, teksa provonin verën ruse, ndërsa Putin i tregoi Kim-it objektin më modern të lëshimit të anijeve dhe satelitëve në hapësirë.

Ata gjithashtu zhvilluan bisedime, së bashku me ministrat e tyre të mbrojtjes dhe e quajtën njëri-tjetrin “shok”.

Miqësia në rritje mes dy problematikëve ka shqetësuar Perëndimin, me Uashingtonin që akuzon Korenë e Veriut se i ka ofruar armë Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos