Berisha: McGonigal do të flasë së shpejti, ka pranuar se është fajtor

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 12:22 | Politikë
Berisha: McGonigal do të flasë së shpejti, ka pranuar se

Sali Berisha ka deklaruar se McGonigal do të flasë së shpejti në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas Berishës, u instalua në Shqipëri me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën dhe vendosën një sistem gjobash shumë milionësh ndaj biznesmenëve, për të cilat prokuroria nuk reagon pasi është mik i kryeministrit Rama.

“McGonigal, i cili së shpejti do të flasë, se më duket se ka pranuar marrëveshjen, ka pranuar të jetë fajtor, u instalua në Shqipëri me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën dhe vendosën një sistem gjobash shumë milionësh ndaj biznesmenëve, dhe prokurorisë shqiptare nuk i duhej gjë se ai është mik i Edi Ramës. Ka gjë më të turpshme? Ka shtet më mafioz se ky? Drejtësia rri duarkryq për shkak të Edi Ramës”.

Berisha tha se hetimet në Shqipëri për Amant Josifin ishin të pamundura, sepse grup i Milton ishte direkt në patronimin e Olsi Ramës. Sipas tij, informacionet për Josifin sollën edhe shkarkimin e ish-Drejtorit të Policisë, Gledis Nano dhe largimin nga kreu i SHISH të Helidon Bendos.

“Skema piramidale e Olsi Ramës dhe Amant Josifit shkon në një vjedhje prej 2.4 miliardë euro. Nga 15 qendra që kishte piramida Milton, 6 apo 40 për qind i kishte në Shqipëri. Shërbimet partnere prej kohësh u përpoqën që në Shqipëri të bëjnë hetime, kjo ishte krejtësisht e pamundur sepse grupi Milton në Shqipëri ishte direkt në patronimin e Olsi Ramës, për rrjedhojë të Edi Ramës. Përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, hasën në shkarkimin e tyre. Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura. Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos