Luftë krimit dhe trafikut të drogës, Balla takon homologun italian në Tiranë  

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 08:46 | Politikë
Luftë krimit dhe trafikut të drogës, Balla takon homologun

Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar. Kjo ka qenë në fokus të takimit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, me homologun italian, Matteo Piantedosi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit.

“Me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë, Matteo Piantedosi, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit ndërkufitar. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos