Chelsea bën raportin e të dëmtuarve, lajm i mirë për Brojën

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 11:38 | Futboll
Chelsea bën raportin e të dëmtuarve, lajm i mirë për

Në prag të ndeshjes me Bournemouth, Chelsea ka publikuar gjendjen e lojtarëve të dëmtuar, mes tyre edhe të Armando Brojës.

Sipas klubit londinez, sulmuesi shqiptar i është bashkuar stërvitjes së plotë me grupin, për të rifituar formën.

Një lajm i mirë për futbollistin dhe Kombëtaren tonë, në kuadër të ndeshjes së 12 tetorit, ku Shqipëria do të presë Republikën Çeke, në Arenën Kombëtare.

Gjithsesi, duhet parë nëse Broja do të ketë minutat e mjaftueshme me klubin e tij gjatë kësaj periudhe dhe nëse do të arrijë të bindë me këto minuta trajnerin e përfaqësueses, brazilianin Sylvinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos