I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve në Tiranë, arrestohet Eduart Kurti

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 13:39 | Kronikë
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dy

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi rezultonte i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve në vitin 2012 në Tiranë.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës është lokalizuar dhe vënë në pranga në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, ndërsa akuzohet për veprat penale të “vrasjes me dashje, në rrethana të tjera cilësuese”.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “End”. Falë inteligjencës policore, strukturat e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shumëkërkuar nga Policia e Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.    

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit, ditën e sotme, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Eduart Kurti, 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit I. H., 44 vjeç, dhe S. H., 41 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos