“Nuk ka një treg të mirëfilltë për çmimin e pronave”, Gjoka: Ndonjëherë i vendosin komshinjtë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 20:54 | Ekonomi
“Nuk ka një treg të mirëfilltë për çmimin

Agjentët imobiliarë tregojnë se referencat e reja po krijojnë probleme në shitblerjen e banesave dhe në qiratë e tyre. Për këtë çështje foli në A2 Business nga Aurora Sulçe në A2 CNN Gjin Gjoka, përfaqësues i tregut të pasurive të paligjshme.

“Kjo ka pasur një ndikim negativ sepse sa herë lëvizin taksat në Shqipëri krijohet amulli dhe mosbesim tek qytetarët kur janë duke blerë një shtëpi. Kjo rritje nuk ishte shumë normale pasi ka shkuar nga 150 deri në 300 euro për metër katror, pasi në këtë kohë kemi edhe 15% taksë mbi shitësit që janë të pajisur me tapi sot. Ne si shoqatë jemi duke lobuar për të bërë të mundur uljen deri në 7 apo 8%.

Ai u pyet nëse ka qenë pjesë e bisedave me Ministrinë e Financave për këtë çështje. “Nuk kemi qenë edhe pse jemi të licencuar, por sipas informacioneve që ne kemi janë çuar propozimet si palë interesi, por kjo më 27 korrik është marrë si taksative”.

Por si do të ndikojnë referencat dhe taksa e pronës në çmimin e banesave? “Ka dyndje për investime në Shqipëri, por unë parashikoj rritje çmimesh sërish. Ka edhe një problem shumë të madh pasi Shqipëria nuk është një vend që ka një market të studiuar për “real estate” të marrë një bazë çmimesh për pronat. Nganjëherë çmimin e vendosin komshinjtë, ndonjëherë i vendosin njerëzit që duhet ta shesin me këtë çmim apo me atë çmim. Nuk ka ende një treg të mirëfilltë, i cili quhet respekt marketi, ku të gjithë janë koherent”, tha Gjoka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos