Striptistja e njohur tenton të joshë policin që e arrestoi

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 09:38 | Bota
Striptistja e njohur tenton të joshë policin që e arrestoi

Një striptiste e njohur amerikane, pasi u kap e dehur në drejtimin e mjetit është përpjekur të joshë një oficer policie të Ohajos.

Grace Spoonamore u arrestua nga policia e Brunsëick në prill, pasi dyshohet se u përplas me një Chevy Cruze dhe një oficer policie ndodhej në vendngjarje duke parë plotësisht sesi ndodhi aksidenti.

Oficeri e vuri re gruan duke u larguar me shpejtësi me semafor të kuq dhe më pas duke u përplasur me makinën tjetër.

Nga pamjet e kamerave të trupit që oficeri mbante, 20-vjeçarja duket se përdor çdo metodë për t’i shpëtuar arrestimit. Ajo përpiqet të flirtojë dhe të joshë oficerin, madje duke i thënë që ta qëllojë atë me pistoleta elektrike, pasi asaj i pëlqen “dhuna”.

Në një moment, ndërsa oficeri i thotë asaj të hipë në makinën e policisë, Spoonamore e quan atë “burrë të pashëm” dhe duke qeshur e provokon duke i thënë: “Nëse do më kontrollo!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos