45-vjeçari vret me grushte të ëmën, nuk e linte të shkonte në Ukrainë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 15:39 | Bota
45-vjeçari vret me grushte të ëmën, nuk e linte të

Tragjedi në një familje në Sirmione në Breschia, ku një 72-vjeçare humbi jetën pasi u godit me grushte dhe sende të forta nga djali i saj, pas një sherri.

Në momentin e krimit, në apartament, përveç të moshuarës dhe djalit, ndodhej dhe bashkëshortja e këtij të fundit, e cila e pa të gjithë ngjarjen e rëndë.

72-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Shkak për krimit mësohet të jetë bërë një udhëtim në Ukrainë, që 45-vjeçari po mendonte të bënte dhe që nëna e tij nuk e lejonte që të shkonte, kjo edhe për shkak të luftimeve.

Ishin fqinjët ata që njoftuan policinë për ngjarjen, pas thirrjeve për ndihmë dhe ulërimave që dëgjuan nga banesa e viktimës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos