Kim Jong Un futet në “listën e vdekjes” të Ukrainës

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 13:39 | Bota
Kim Jong Un futet në “listën e vdekjes” të

Një grup i lidhur me qeverinë ukrainase ka shtuar liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili vizitoi Rusinë dhe mbështeti Putinin, në listën e ashtuquajtur “të vdekjeve”.

Lëvizja e liderit Kim Jong-un tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Kim, i cili shkoi në Rusi me tren të blinduar, pavarësisht kërcënimit të SHBA-së për të “paguar çmimin”, u takua me Putinin dhe mbështeti hapur pushtimin në Ukrainë.

Kjo lëvizje e Kim zemëroi ukrainasit, ndaj grupi i quajtur “Mirotvorets”, i cili është i lidhur me qeverinë ukrainase, raportoi se Kim ishte shtuar në “listën e vdekjeve” të Ukrainës, ndërsa është shpallur edhe “armik kombëtar”.

Kujtojmë se, shkrimtari ukrainas, Oles Buzina dhe politikani Oleg Kalashnikov, të cilët më parë ishin futur nga grupi në fjalë në “listën e vdekjeve”, janë vranë në sulme të ndryshme.

Në listë është gjithashtu lideri i Kazakistanit, Kassym Comert Tokayev, korrespondenti i NBC, News Keir Simmons, por edhe ylli i filmave për të rritur, Eva Elfie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos