All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rezerva valutore ka arritur në nivelin më të lartë në historinë e vendit

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 13:56 | Ekonomi
Rezerva valutore ka arritur në nivelin më të lartë në
All - Paragraf - 1

Rezerva valutore e Shqipërisë në fund të korrikut arriti në 5,61 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në historinë e vendit.

Kjo si pasojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valutor dhe borxhet që qeveria vijon të marrë nga jashtë.

All - Paragraf - 3

“Edhe pse nuk kemi pasur ndonjë nevojë imediate, qeveria vijon të marrë borxh të jashtëm pavarësisht se oferta për euro në vend vijon të mbesë e lartë”, thotë për A2 CNN Dritan Vakaj, Drejtor i Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor.

Për të mbajtur në kontroll kursit e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu valutor 188 milionë euro, 48 milionë më tepër se sa blerjet e gjithë vitit të shkuar.

Mirëpo në kushtet e një ekonomie me aftësi të ulëta absorbuese, rezerva e lartë valutore mund të kthehet në pengesë për Bankën e Shqipërisë për të ndërhyrë te kursi i këmbimit. “Është e lartë. Ka rreziqe. Por ka edhe mënyra për të mitiguar këto rreziqe. Një ndër to është ai i blerjes së instrumenteve financiare për të amortizuar rreziqet e kursit të këmbimit”, thotë Vakaj.

All - Paragraf - 6

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim me korrikun e një viti më parë, rezerva valutore në vend është zgjeruar me 710 milionë euro, kjo edhe si pasojë e eurobondit të fundit të marrë nga qeveria. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos