
Policia rrugore në Padova i hoqi patentën një 30-vjeçari dhe e zbriti nga makina pasi kishte konsumuar alkool dhe testi tregonte se e kishte kaluar limitin.
Por efektivët mbetën të çuditur, kur të riun shkoi për ta marrë babai i tij me makinë, i cili rezultoi 2 herë më i dehur se i biri.
Për këtë arsye, agjentët nuk hezituan të bënin të njëjtën gjë, duke i hequr patentën dhe babait të 30 vjeçarit.
Gjithçka u regjistrua të premten në mbrëmje, kur policia rrugore e Padovas kishte dalë për kontroll, i cili rezultoi në ndalimin e 23 shoferëve që kishin sasi të mëdha alkooli në trup. (A2 Televizion)