
Punonjësit e një restoranti buzë detit në Itali kanë mbetur pa fjalë kur një turiste porositi një arragostë, që e gjeti në akuariumin e brendshëm, vetëm për ta lënë atë sërish të lirë.
Turistja nga Zvicra, ishte së bashku me burrin e saj në restorant në Sassari dhe nuk duronte dot idenë që dikush do të përzgjidhte krustacion për ta konsumuar për darkë.
Kështu gruaja vendosi ta porosisë arragostën në një kovë me ujë dhe më pas doli në verandën e lokalit nga ku e hodhi në det. (A2 Televizion)