Lamborghini i së ardhmes është prezantuar dhe e ka emrin Lanzador. Marka italiane ka prezantuar në Javën e Makinave Monterey konceptin e modelit të ri, që do të jetë tërësisht elektrik.
Ndryshe nga modelet e zakonshme të Lamborghini, Lanzador do të jetë më e ngritur nga toka, por gjithsesi do të ketë një ADN sportive. (A2 Televizion)











































