“Çështja Beleri përmbysi marrëdhënien”, Mitsotakis kërcënon Shqipërinë me anëtarësimin

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 13:05 | Ballkani
“Çështja Beleri përmbysi marrëdhënien”,

Në një konferencë për shtyp në kuadër të Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përveç problemeve të brendshme të krijuara nga zjarret dhe përmbytjet, është ndalur edhe te krisja e marrëdhënieve me Shqipërinë si pasojë e arrestimit të Fredi Belerit.

Mitsotakis u pyet nga gazetarët se cilat do të jenë lëvizjet e radhës të Athinës sa i përket çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur”, u shpreh shefi i qeverisë helene.

Ai këmbëngul edhe njëherë se Beleri mbahet në burg në shkelje të ligjit dhe ka rezerva për mënyrën si drejtësia shqiptare e pengon që të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t’i japë atij mundësinë për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane.

Në fund, Mitsotakis nënvizoi se do të vijoj komunikimet me homologun shqiptar Edi Rama për të kërkuar zgjidhje mbi situatën e krijuar.

Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në BE dhe te zoti Rama”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos