Shërbyesja e gjen të vdekur, 82-vjeçari në Përmet i merr jetën bashkëshortes

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 07:32 | Kronikë
Shërbyesja e gjen të vdekur, 82-vjeçari në Përmet i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet mbrëmjen e djeshme. Policia njofton se në banesën e saj është gjetur e pajetë nga shërbyesja, një shtetase 80-vjeçare.

Sipas informacionit paraprak, e moshuara ka shenja dhune në trup dhe dyshimet janë se ka qenë bashkëshorti i saj, që i ka marrë jetën duke e goditur me shkop druri.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos