Hodhi pistoletën nga dritarja e makinës kur pa policinë, në pranga 28-vjeçari

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 08:43 | Kronikë
Hodhi pistoletën nga dritarja e makinës kur pa policinë, në

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Laç për armëmbajtje pa leje.

“Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Për këtë rast, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 4 persona të tjerë që ndodheshin në makinë pasi akuzohen për moskallëzim krimi.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues   në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras,  B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurra”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos