“Tempulli” në Fier e Vlorë, burg për 14 të arrestuar në operacionin antidrogë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2023, 11:28 | Kronikë
“Tempulli” në Fier e Vlorë, burg për 14 të

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier për 1 prej 4  shtetasve që u arrestuan pak ditë më parë nga uniformat blu në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli”.

Nga 4 të ndaluarit, dy prej tyre janë paraqitur në seancë, për një vazhdon ende, ndërsa një tjetër nuk është paraqitur në gjykate në seancën që ka nisur paraditen e sotme.

Në  kuadër të këtij operacioni blic në qarkun Fier u arrestuan në flagrancë, 4 shtetas ndërkohë që 6 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë përfunduan shtetasi Jaho Nuhu, 38 vjeç banues në Fier, për veprat penale, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”; Shtetasi Armando Smaka, banues në Fier, për vepren penale, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Franko Stolla, 22 vjecc ,  banues në Divjakë, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe 18 vjeçari Odisea Veliu, banues në Divjakë, për vepren penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 304 gramë kanabis, dhe 26.30 gramë kokaine, 1 armë e ftohte, 8 celularë, 3 automjete, 2 milionë lekë të rinj, dhe 1 uniformë e stema policie.

Sakaq, në Vlorë gjykata ka lënë në fuqi masën shtrënguese “arrest në burg” për 13 persona të cilët u paraqitën për vlerësimin e masës së sigurisë këtë të dielë, në kuadër të të njëjtit operacion.

Prokuroria ka kërkuar masë më e lehtë sigurie për dy femrat e arrestuara, Ariselda Delibashi dhe Eriselda Zeka, për shkak të rrethanave familjare.

Ndërsa për shkak të moshës dhe rrethanave shëndetësore janë vlerësuar me masë më të lehtë sigurie, “arrest në shtëpi”, shtetasit Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj dhe Julian Shabani.

Sipas avokatit Edmond Dëma, për shumë të tjerë kanë munguar provat ndërsa shumë fashikuj të përgjimeve lënë vend për interpretim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos