
Një banesë është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.
Zjarri në banesën e N. B., 36 vjeç u përhap me shpejtësi dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, teksa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që vijojnë hetimet. (A2 Televizion)