“8 orë pa ngrënë bukë e pa pirë ujë”, flet e ëma e 3-vjeçarit të dhunuar brutalisht në kopsht

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 11:51 | Kosova
“8 orë pa ngrënë bukë e pa pirë ujë”,

Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë nisur hetimet në lidhje ngjarjen e rëndë të regjistruar në Fushë Kosovë në kopshtin “Gëzimi ynë” ku një fëmijë 3-vjeçar u dhunua barbarisht nga tri edukatoret.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëna i fëmijës së dhunuar dhe ka shpjeguar ngjarjen. Sipas saj, edukatoret e kanë marrë në telefon për të treguar bëmat që ka bërë fëmija në kopsht dhe kjo e fundit e prekur ka menduar se 3-vjeçari ka rrëzuar ndonjë fëmijë dhe u ka kërkuar falje.

“Mësuesja fitore më tha hajde këtu se djali ytë e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkojë falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësueses një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër jam lazdru dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja, por ky kishte marrë dënime brutale”.

Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër, pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru m’u ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali, por nuk jam e sigurt”.

Mësohet se fëmija ka frekuentuar këtë kopsht që nga 1 shtatori. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos