Euro me rritje “anemike”, oferta e valutës në treg mbetet e lartë, kërkesa në vendnumëro

Nga A2 CNN
19 Shtator 2023, 12:52 | Ekonomi
Euro me rritje “anemike”, oferta e valutës në treg mbetet

Pasi e nisi javën në rënie, regjistroi një rritje të lehtë të martën.

Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 106.42 lekë. Në shitje euro po këmbehet për 106.92 lekë, ndërsa po blihet për 105.92 lekë. Pavarësisht forcimit të lehtë të euros, dollari dhe paundi kanë vijuar rënien.

Agjentë të tregut valutor thonë se sasia e euros në treg vijon të mbetet në nivelet më të larta historike, ndërsa kërkesa për blerjen e saj është e pakët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos