
Ka kaluar 1 javë nga përmbytjet në Derna të Libisë, që shkatërruan thuajse gjithçka, pallate, ndërtesa e rrugë.
Qyteti lindor, me një popullsi prej 120 mijë banorësh, duket sikur është përpirë nga uji dhe dheu e tashmë nuk ka më jetë.
891 godina janë shkatërruar e janë sot të pabanueshme, ndërsa kryebashkiaku i qytetit, pranon publikisht se ndoshta 20 mijë apo më shumë banorë, kanë humbur jetën. (A2 Televizion)