
Në Shtetet e Bashkuara, kryeministri Edi Rama u takua ne Nju-Jork me ministrin e Jashtëm të Britanisë, James Cleverly, por në postimin e tij në rrjetet sociale nuk jep detaje së çfarë është diskutuar me ministrin e qeverisë së Rishi Sunak.
Ndërkohë pas takimit, ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arab, shefi i qeverisë shqiptare njoftoi se në fokus të bisedimeve ishin paketa e investimeve në Shqipëri.
Rama bëri me dije edhe vizitën e pritshme zyrtare në Tiranë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Të mërkurën, kryeministri Rama do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një debat të nivelit të lartë për agresionin rus në Ukrainë. (A2 Televizion)