Champions League, pikas super sfida Bayern-Manchester United, në fushë edhe Interi e Real Madrid

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 08:35 | Futboll
Champions League, pikas super sfida Bayern-Manchester United, në fushë

Edhe mbrëmja e sotme garanton emocione në arenën e madhe të Champions League. Vëmendja është te supersfida Bayern -Manchester United. Gjermanët në 4 vitet e fundit kanë grumbulluar pikë të plota në grup, ndonëse edicionin e fundit kishin përballë Interin apo Barcelonën.

Edhe këtë sezon, objektivat janë maksimalë. Sa i përket mungesave, gjermanët luajnë pa Nojer ndërsa në dyshim është Coman. Nga ana tjetër, tek United  mungon Varan, Shaë apo Maunt, të tre lojtarë të dëmtuar.

Real Madrid ka një duel të lehtë në letër ndaj Unionit të Berlit. Madrilenët bëjnë llogaritë pa Kurtuam Militao, Guler, Vinicius Jr apo Carvahal. Megjithatë, në ndeshje të tilla, për spanjollët nuk ka justifikime.

Edhe Napoli me Interin do të zbresin sonte në fushë. Kampionët e Italisë luajnë me Bragën ndërsa zikaltrit përballen me spanjollët e Real Sociedad. Pas fitores 5-1 në derbi, morali dhe entuziasti tek italianët është i lartë. Shqetësime ka për Kuadradon dhe Calhanoglu që kanë shfaqur disa probleme fizike, ndërsa pjesa tjetër është gati për 3 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Arsenal pret Psv Eindhoven, ndërsa Sevilla përballet me francezët e Lens. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos