Gjeografia e tregtisë së jashtme, Azia e largët po kthehet në burimin kryesor të importeve për Shqipërinë

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 19:56 | Ekonomi
Gjeografia e tregtisë së jashtme, Azia e largët po kthehet

Lufta në Ukrainë, kriza e çmimeve dhe së fundi prishja e ekuilibrave në kursin e këmbimit po ndryshojnë gjeografinë e tregtisë së jashtme të Shqipërisë. India, një vend aspak tradicional në të shkuar, është kthyer vitin e fundit në burimin ku po mbështeten importet e kompanive shqiptare. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve tregojnë se shteti me popullsinë më të lartë në botë i pozicionuar në Azinë Jugore u importuan mallra në vlerën e 21.2 miliardë lekëve.

Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importet nga India janë zgjeruar me 341.6 për qind. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Kinës, importet nga e cila në 8-muaj janë zgjeruar me 15 miliardë lekë apo 31.5 për qind krahasuar me janar-gushtin e një viti më parë.

“Është normale që pjesa e humbur nga dy fuqi të mëdha ekonomike si Ukraina dhe Rusia do ta zinin të tjera. Ndonëse në distanca më të largëta, Kina dhe India janë kthyer në dy vendet e origjinës së importit të mallrave për Shqipërinë, kryesisht karburanteve dhe mallra të paketuar”, tha eksperti për ekonominë Igli Tola.

Ndërkohë, për shkak të zhvlerësimit të euros, kompanitë shqiptare po çojnë më shumë produkte drejt vendeve të Rajonit. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në harkun e muajve janar-gusht eksportet drejt Kosovës u zgjeruan me 2.5 miliardë lekë apo 10 për qind se krahasuar me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Kompanitë sillen sipas tregut dhe interesave. Në kushtet që euro ka humbur shumë pikë, mallrat po shkojnë aty ku distancat janë më të pakta me qëllim kufizimin e shpenzimeve”, u shpreh Tola.

Gjatë vit të fundit Shqipëria ka shtuar shkëmbimet tregtare edhe me Greqinë dhe Spanjën ndërsa i ka ulur me Italinë dhe Gjermaninë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos