U bllokuan mbi 17 ton produkte, nga vezët deri tek uji. Çfarë sigurie ushqimore pati vera?

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 14:07 | Ekonomi
U bllokuan mbi 17 ton produkte, nga vezët deri tek uji. Çfarë

Si pasojë e mosrespektimit të kushteve të sigurisë ushqimore këtë sezon veror kanë ndodhur helmime masive si rasti  i anijes me turistë në Vlorë, por numërohen të paktën edhe 14 kontaminime në ushqim në qytete të tjera. Problematikat janë ndeshur nga produktet shtazore e deri tek uji i ambalazhuar. 

“Disa nga shkeljet janë ruajtja e ushqimit në kushte të papërshtatshme, kryesisht produktet e mishit, të qumështit, nënproduktet e tij, kushtet e tregtimit të vezëve. Apo dhe njësitë e tregtimit që nuk plotësuan kushtet frigoriferike deri në 4 gradë. Nëse vitin e kaluar ishin 2300 ankesa tani ky vit është me 904 ankesa. Ne i quajmë shumë përsëri por ka përmirësim”, thotë Hasan Stafa, nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit

Inspektorët e Autoritetit Kombëtar i Ushqimit kryen gjithsej 18 mijë e 636 inspektime në të gjithë vendin gjatë fluksit të sezonit veror korrik-shtator.  Në dy muaj janë vendosur 139 masa administrative me gjobë, me vlerë 33.6 milionë lekë. Mbi 1 mijë subjekte kanë marrë paralajmërim. 17.6 ton produkte u janë bllokuar në total subjekteve të ndryshme

“Gjoba më e vogël është 500 mijë lekë të vjetra, vijon me 1 milionë e deri në 33 milionë janë penalizuar subjektet. Strukturat kanë qenë të pamëshirshëm ndaj atyre subjekteve abuzues që kanë qenë përsëritës që kanë bërë edhe falsifikime”, shton Stafa.

Sipas AKU u është ndërprerë aktiviteti për 10 subjekte për tregtim ushqimi të pasigurt për konsum dhe kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos