Conference League, Ballkani luan sot përballë çekëve të Viktoria Plzen

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 10:46 | Futboll
Conference League, Ballkani luan sot përballë çekëve

Sot në mbrëmje Ballkani nis aventurën në grupet e Conference League. Dardanët përballen me Viktoria Plzen në Republikën Çeke. Edhe pse përballë një kundërshtari të vështirë që edicionin e kaluar luante në grupet e Champions League me Bayernin, Interin apo Barcelonën, skuadra e Ilir Dajës nuk ka çfarë të humb dhe do të luftojë për të dal me pikë nga kjo sfidë.

Çekët po kalojnë një formë të shkëlqyer pasi  kanë fituar 10 ndeshjet e fundit, ndërsa Ballkani në 4 javët e para në Kampionat ka grumbulluar 10 pikë.

Pavarësisht se çekët janë dukshëm favoritë, dardanët janë optimistë se mund të bëjnë mirë. Me grupin e plotë , trajneri Ilir Daja është gati për një tjetër surprizë.

Ky është viti i dytë radhazi që Ballkani luan në grupet e Conference League. Edicionin e kaluar ata regjistruan një fitore, një barazim dhe 4 humbje ndërsa këtë sezon, do të kërkojnë që këto statistika të përmirësohen.

Vëmendje merr dhe dueli në Poloni ku Legia e Varshavës, skuadra ku luajnë dhe dy lojtarët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka përballet me anglezët e Aston Villës. Me shumë gjasa ish-sulmuesi i Tiranës do të nisë ndeshjes si titullar që nga minuta e parë.

Në takimet e tjera, Fiorentina luan me belgët e Genk ndërsa Club Brugge përballet me gjigantët e Besiktas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos