All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Vlerësime për shqiptarin, Kristjan Asllani titullar në Champions

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 14:51 | Futboll
Vlerësime për shqiptarin, Kristjan Asllani titullar në Champions
All - Paragraf - 1

Kristjan Asllani është gati për një rol protagonisti te Interi. Vlerësimet maksimale për futbollistin shqiptar u dhanë nga trajneri Simeone Inzaghi, që konfirmoi se mesfushori do të luajë nga minuta e parë në vend të të dëmtuarit Calhanoglu.

Absolutisht po. Asllani mund të luajë në formacionin titullar. Kam besim maksimal te Kristjani. Është një lojtar shumë cilësor. Ia kemi konfirmuar besimin tonë edhe gjatë verës që lamë pas, kur disa skuadra kërkonin shërbimet e tij. E mbajtëm fort, sepse është një futbollist i rëndësishëm, që vlen po aq sa Calhanoglu.

All - Paragraf - 3

Pasi arriti finalen e edicionit të kaluar në Champions, Inter e rinis aventurën nga fusha e Real Sociedad.

Nëse do të zbresë në fushë prej fillimit, kjo do të jetë ndeshja e parë e këtij sezoni ku Asllani luan si titullar. Deri më tani 21-vjeçari është aktivizuar në ndeshjet e Interit, por gjithmonë si zëvendësues, në minutat e fundit të lojës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos