
Polemikat kanë shpërthyer në Francë pasi policia hyri në ambientet e një shkolle dhe arrestoi një 14-vjeçar për bullizëm.
I mituri u arrestua nga 5 policë, të cilët e nxorën nga klasa e tij dhe e futën në makinë, në shkollën e mesme që ndodhet në rrethinat e Parisit.
Ndërhyrja e policisë erdhi pasi 14-vjeçari kishte bullizuar me fraza të dhunshme, fyerje dhe kërcënime një 15-vjeçare trans. Madje, ai kishte shkuar dhe më tej, ku kishte shkruar në Instagramin e klasës “do të vrasim”.
Ministri i Arsimit, Gabriel Attal, kohët e fundit, ka bërë një apel për të goditur fort fenomenin e dhunshëm të bullizmit që, sipas tij, ka përfshirë të gjitha shkollat. (A2 Televizion)