Arabia Saudite është e vendosur të pajiset më armë bërthamore nëse Irani do të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është ajo që njoftoi sot princi Mohammed bin Salman , trashëgimtari i fronit të vendit të tij.
Kjo mund të jetë hera e parë që Arabia Saudite e ngre këtë çështje kaq hapur, ndërkohë që deklaron, sërish përmes fjalës së Salmanit, se po i afrohet gjithnjë e më shumë normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.
Në një intervistë për Fox, e cila do të transmetohet vonë të mërkurën (në fillim të enjten në Europë) Salmani ishte i qartë: “Nëse ata do të kenë armë bërthamore, do të kemi edhe ne.”
Princi i kurorës shtoi se Arabia Saudite është “e shqetësuar” për perspektivën e çdo vendi që mund t’i kërkojë armët bërthamore, duke shtuar se asnjë vend nuk duhet t’i përdorë ato sepse “do të fillojë një luftë me pjesën tjetër të botës”.
Siç theksoi ai, “bota nuk mund të shohë një Hiroshima të re”.
Lidhur me Izraelin, Salman tha se çdo ditë vendi i tij po i afrohet nënshkrimit të një marrëveshjeje normalizimi këtë shtet. (A2 Televizion)