All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

A jeni sponsorizim i Sorosit? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

Nga A2 CNN
20 Shtator 2023, 20:06 | Politikë
A jeni sponsorizim i Sorosit? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj
All - Paragraf - 1

Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, u pyet në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, nëse sponsorizohet nga George Soros.

“Nuk e njoh zotërinë (Soros). Zero lekë më ka financuar, as i kam takuar ndonjëherë në jetë. As nuk jam sponsorizim i tij. Nëse më pyet për fondacionin “Shoqëri i hapur” në Shqipëri, që është themeluar nga zotëria në fjalë, unë e kam shpjeguar disa herë: jam angazhuar në çështje gjyqësore dhe në ekspertizë ligjore në çështje që lidheshin me të sëmurë në Shqipëri. Të gjitha i kam të deklaruara në gjykata”, tha Lapaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos