“Zgjedhorja”, Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të komisionit 

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 21:00 | Politikë
“Zgjedhorja”, Kuvendi miraton zgjatjen e afatit të

Për herë të dytë radhazi, Kuvendi nuk mundi të votojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e kësaj trupe.

Nisma u hoq nga rendi i ditës kur u konstatua se në sallë nuk mund të plotësoheshin 84 vota, pavarësisht dakordësisë së dhënë nga grupimi i Lulzim Bashës.

Shumicën e cilësuar Kuvendi e arriti në miratimin e disa ndryshimeve në ligjin për shtetësinë. Kjo nismë u miratua me 95 vota pro dhe 1 kundër.

Sa i takon projektvendimit për zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore me 6 muaj, u miratua me 77 pro dhe dy kundër, të Bujar Leskajt dhe Petrit Dodës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos