
Partizani bind në transfertën ndaj Dinamo City, të cilën kampionët e fituan me rezultatin 1-3, në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. U desh minuta e 58 që të zhbllokohej kjo sfidë, me Bintsouka që kaloi miqtë në avantazh. Në minutën e 78 Rrapaj dyfishoi avantazhin, teksa në minutën e 83, Da Silva realizoi golin e tretë për “Të kuqtë”.
Dinamo shënoi golin e nderit me anë të Kacorrit, në minutën e 93 dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 1-3.
Pas javës së pestë të Kategorisë Superiore, Dinamo City renditet në vend të nëntë, me vetëm tre pikë, teksa Partizani ngjitet në vend të dytë, me 8 pikë, dy më pak se Tirana kryesuese, por me kampionët në fuqi që kanë një ndeshje të prapambetur. (A2 Televizion)