
Java e pestë e Kategorisë Superiore ka nisur me një befasi të madhe. Tirana u mund 1-0 në stadiumin “Selman Stërmasi” nga Erzeni, që është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm.
Goli që vendosi sfidën u shënua nga Bekim Maliqi, në minutën e 15. Tirana iu afrua golit të barazimit në kohën shtesë, por pa mundur ta gjejë atë.
Kjo është fitorja e dytë radhazi për Erzenin, pas fitores 3-2 ndaj Dinamos javën e kaluar.
Ndërkohë, bardheblutë vijojnë të ruajnë kryesimin, me 10 pikë. (A2 Televizion)