Publikimi i të dhënave, 45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 13:56 | Politikë
Publikimi i të dhënave, 45 deputetë të opozitës

45 deputetë të opozitës depozitojnë në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për publikimin e të dhënave personale, si dhe vjedhjen e të dhënave të TIMS. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputetët përmendin publikim në media të të dhënave të  910 mijë qytetarëve të Tiranës, ku përfshiheshin edhe bindjet politike. Po ashtu një tjetër rast është edhe publikimi i pagave për 637 qytetarët shqiptarë në formatin exel . Kjo sipas tyre provoi sesa të pambrojtura ishin të dhënat e qytetarëve nga ndërhyrjet e paligjshme.

Këto raste sipas deputetëve opozitarë dëshmojnë problematikën në rritje të mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Në këto kushte 45 deputetët kërkojnë ngritjen e komisionit hetimor me qëllim shqyrtimin e këtyre rasteve dhe të vlerësojë masat e nevojshme për garantimin e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve.

 Qëllimi i këtij komisioni sipas tyre është nxjerrja e përgjegjësisë institucionale, duke ndihmuar në evidentimin e problemeve dhe mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos