“Shteti u bë njësh me partinë më 14 maj”, Celibashi: Mbështes çdo gjë që thotë ODIHR, por situata ka ndryshuar

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 19:38 | Politikë
“Shteti u bë njësh me partinë më 14 maj”,

Në raportin e tij për zgjedhjet e 14 majit, ODIHR ndër problematikat e evidentuara përmend edhe bërjen e shtetit një me partinë gjatë zgjedhjeve.

Lidhur me këtë çështje, në “Intervistë” me Merita Haklajn komisioneri shtetëror i zgjedhjeve u shpreh se i qëndron çdo vlerësimi të bërë nga misioni vëzhgues.

“Mendoj që gjykimet e tyre në 100% janë të përputhura me faktet. Kanë një vlerësim realist të fakteve. E kemi ftuar si arbitër, dhe do duhet që çdo gjë që ata thonë, dhe duhet t’i marrim të mirëqena.”

Megjithatë, kreu i KQZ-së, thekson se në zgjedhjet e 14 majit u pa se situata ka ndryshuar për mirë. Sipas Celibashit, institucionet politike, qoftë edhe për dukje, patën një sjelljë në përputhje me atë që parashikohet në Kodin Zgjedhor.

“E kanë bërë për dukje apo… Ajo që dua të them si vëzhgim timin është që, është e shëndetshme që tashmë ka më shumë fokus ndaj këtij aspekti të procesit zgjedhor. Tashmë është e qartë për të gjithë se ka disa rregulla që do duhet të respektohen.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos